Edicioni Informativ, 21 Dhjetor 2015, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Mazhoranca dhe opozita ndermoren nisma ligjore per ndryshimin e ligjit te dekoratave. Kryeministri Rama dhe deputeti Balla depozituan në kuvend disa amendamente per ligjin, ndersa Partia Demokratike paraqiti një projekt rezolutë, ku kerkon edhe dënimin e krimeve të komunizmit.

Ne muajin janar partia demokratike do te nise nje sezon te ri protestash qe sipas kryetarit lulzim basha nuk do te ndalen deri ne rrezimin e qeverise. Duke folur ne tubimin e organizuar nga te rinjte demokrate para sallen e parlamentit, basha tha se do ti behemi barriere e forte korrupsionit.

Shqiperia dhe izareli kane nje histori te shkelqyer miqesie. Por te dy kryeministrat mendojn se ajo kane nevoje te forcohet me tej. Kryeministri rama ndodhet ne Tel Aviv ku u diskutua per luften e perbashket kunder terrorizmit, por edhe fushat e bashkepunimit ekonomik, ne sektorin energjitik dhe hidrik.

Kryeprokurori Adriatik Llalla, perseriti qendrimin e tij per te mos i konsideruar te gjithe njerezit e drejtesise te korruptuar. ?Nuk mund ti akuzosh te gjithe pa patur prova- tha Llalla, i cili pas nje takimi me ministrin e drejtesise deklaroi se reforma ne drejtesi nuk eshte gjitheperfshirese dhe se marrja e nismave dhe vendimeve te shpejta mund te prodhoje kosto.

Shtetet e bashkuara te Amerikes mbeshtesin marreveshjen e Kosoves per kufirin me malin e Zi. Pas nje ekspertize te vete amerikaneve per nje nga nga ceshtjet qe ka tensionuar politiken ne Prishtine, Departamenti I shtetit thote se ajo eshte ne perputhje me kushtetuten e Jugosllavise se vitit 1974 dhe me pakon e Ahtisarit.

Pasi i ka dhene fund mbreterimit te Jozef Blaterit ne FIFA, komisioni displinor e ka denuar ate me pezullimin nga te gjitha aktivitete per 8 vjet. Po kaq eshte denuar edhe presidenti I pezulluar i UEFA-s Mishel Platini. Ata u konsideruan fajtore per disa transaksione dhe shkelje te tjera me karakter financiar.

Recommended