Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është videoja fituese e edicionit të 21-të të Onufrit. Erosi nuk e kishte menduar që pasqyra e tij, do të ishte ajo e të rrëfyerit të një drame që nuk e vuan vetëm Shqipëria. Impakti që shoqëria ka te secili prej nesh, sipas Dibrës, bëhet edhe më i madh kur nuk njohim vetveten, kur i kthejmë shpinën pasqyrës e kur vendimet tona shtyhem prej paragjykimeve. Ndërsa të gjithë artistët konkurrentë kanë përcjellë instalacione, skulptura apo edhe punime të tjera në qelq, i riu Eros Dibra ka zgjedhur një video. Pasqyra e tij e paprekshme siç duket e ka bërë më të veçantë se 6 konkurrentët e tjerë. Onufri XXI solli gjatë këtij muaji vepra të njohura në botë, krahas 7 veprave konkurruese nga artistët shqiptarë. Konkursi që u kthye rishtazi në një ekspozitë-konkurs, nuk ka ngelur pa përcjellë polemika. A ishte e nevojshme ndërthurja e Onufrit, në traditë një konkurs me një ekspozitë që mund të ishte prezantuar edhe më parë? E tanimë që konkursi përfundoi, Galerisë Kombëtare të Arteve i mbetet ekspozita që për publikun, do të qëndrojë e hapur deri në ditët e para të 2016-ës.

Category

📺
TV
Comments

Recommended