“Xhihadistët” kërcënojnë kryeministrin Rama - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë të arrestuarit për rekrutimin e luftëtarëve shqiptarë drejt Sirisë dolën ne mbështetje të hapur ndaj ISIS, madje dhe duke pranuar se shteti islamik do të çliroje Shqipërinë. Fadil Muslimani pak para nisjes së seancës gjyqësore, kërcënoi hapur kryeministrin Rama. ?I them piktorit mason mos ta kruaje me ISIS, pasi jeni ju që e vodhët ketë popull. Nuk jemi të pavarur, vetëm ISIS e çliron Shqipërinë ? - tha me tone të larta Muslimani. Fadil Muslimani nuk la pa akuzuar dhe presidentin Nishani, që sipas tij merr fleta lavdërimi për luftën ndaj besimtarëve. Akuza u lëshuan dhe ndaj komunitetit musliman. Imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazes se Re Genci Balla tha se KMSH ka marrë peng fenë islame duke e përçarë atë. 9 të pandehurit akuzuan edhe punonjësit e Shërbimit Informativ, se kanë shkelur ligjin kur i kanë përgjuar. Gjatë marrjes së provave të përgjimit, njëri prej të pandehurve Gerti Pashja nisi ta grisë vendimin në sallë, duke bërtitur ndërkohë që seance u ndërpre. Prej kohësh të pandehurit nuk ndryshojnë qëndrim nga seancat e mëparshme, duke deklaruar se nuk mund të gjykohen nga ligje të tjera veç atyre të Allahut, pasi në të kundërt ata do të shkelnin mbi besim.