Pacolli përpiqet të loboje, përplaset me kryeministrin e Marokut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Kënaqësi t?ja shtrëngoj dorën Presidentit Donald Trump? ka shkruar ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet në facebook duke postuar nje video amatore qe tregon momentin ku ai i shtrëngon dorën kalimthi kreut të shtëpisë së bardhë.Pacolli ka postuar në facebook edhe një listë të gjatë me takime me liderë të ndryshëm. Kryediplomati kosovar përmend dhe takimin sipas tij domethënës me kryeministrin e Marokut, Saadedine Othmani, por ky i fundit ka mbajtur një qëndrim të ashpër duke reaguar në tweeter.Gjatë pushimit me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontakteve. Pozita e Marokut është e njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të.Por ministri i jashtëm është bërë edhe protagonist I një incidenti me kryeministren e Serbisë Aana BërnabicTeksa ndodheshin në ambientet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ai ka përshëndetur  kryeministren serbe, por Bërnabiç e ka pyetur Pacollin se ku e kishte marrë lejen për të hyrë brenda ndërtesës së OKB-së, ku Kosova nuk është anëtare. Pacolli është përgjigjur, duke i thënë: ?E kam marrë nga ju?.Bërnabiç më pas është përgjigjur me fjalët: ?Po të pyetesha unë?duke lënë të kuptohet se nuk do t?i jepte asnjëherë leje Pacollit nëse do të varej prej saj.

Recommended