Meta: Gati për të pritur emigrantë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pranon se Shqipëria është e gatshme të presë refugjatët nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët prej kohësh i janë drejtuar vendeve të Bashkimit Europian. Në një intervistë dhënë para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meta shprehet se kjo situatë është një sfidë e rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe për Shqipërinë.?Kjo valë emigratore, siç e përmendët edhe ju, nga këto rajone fqinje të kontinentit tonë dhe të Bashkimit Europian, ka treguar se edhe Europa është e ndjeshme dhe është e prekshme nga këto zhvillime gjeopolitike në rajonet fqinje të saj. Dhe këto janë sfida që duhen përballuar, natyrisht përmes bashkëpunimit dhe kontributit të të gjitha vendeve sipas aftësive dhe mundësive të tyre. Në këtë drejtim, edhe Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s, si një vend kandidat në Bashkimin Europian dhe që synon të anëtarësohet në këtë union, ka shprehur solidaritetin e saj dhe gatishmërinë e saj për të marrë përgjegjësitë e saj në rast se kjo do të jetë e nevojshme?.Referuar situatës së brendshme politike, kreu i Kuvendit theksoi se reforma në sistemin e drejtësisë dhe dekriminalizimi përbën një ndër sfidat kryesore të Parlamentit shqiptar. I pyetur mbi raportet me kryeministrin Rama, Meta tha se është një marrëdhënie e vazhdueshme, nga ku dakordësohen drejtimet kryesore strategjike.

Recommended