Vuçiç letër UNESCO-s për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia vazhdon përpjekjet per te penguar anëtarësimin e Kosovës ne UNESCO. Kryeministri Aleksandër Vuçiç i është drejtuar me nje leter gjithë vendeve anëtare te UNESCO-s, ku thekson se shqyrtimi i kërkesës per anëtarësim do te ishte i pabaze nga pikëpamja e te drejtës ndërkombëtare dhe do te përbente shkelje te rregullave te OKB-së në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë. Vuçiç shkruan se pranimi i Kosovës në UNESCO do të krijonte një precedent të rrezikshëm, sepse do të ishte në kundërshtim me Kartën e OKB-së. Serbia thuhet ne letër, ka shprehur angazhim per gjetjen e nje zgjidhjeje per ceshtjet e hapura me Prishtinën përmes metodave paqësore dhe dialogut dhe është kundër politizimit te UNESCO-s ndërsa misioni i saj është promovimi i bashkëpunimit mes vendeve përmes arsimit, shkencës e kulturës. Përpjekjet e njëanshme si kërkesa per anëtarësim e shkel atmosferën e dialogut Prishtine-Beograd qe është tashme ne nje faze delikate. Vandalizmi i qëllimshëm dhe sistematik dhe shkatërrimi i monumenteve kulturore dhe historike janë të papajtueshme me qëllimet e UNESCO-s, ndërsa Prishtina ka treguar qartë se nuk ka as aftësitë apo vullnetin për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në organizatë. Ndërkaq, me herët gjate ditës, ministri i jashtëm kosovar Thaçi u shpreh optimist se pret mbështetje të fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ne një koment ne rrjetet sociale pas nje vizite ne zonën arkeologjike te Ulpianës Thaçi shkruante se pas anëtarësimit në UNESCO, jo vetëm Ulpiana, por edhe shumë lokalitete e objekte të vlefshme të trashëgimisë kulturore ?do të mund të gëzojnë vlerësimin dhe mbrojtjen e merituar edhe në nivel ndërkombëtar?. Të hënën, pritet që Bordi Ekzekutiv të votojë për futjen e Kosovës në axhendë, ndërsa me 21 ose 22 tetor të votojë për rezolutën që rekomandon pranimin e Kosovës në UNESCO.

Recommended