Panariti, akuza OSHEE-së për hidrovoret - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka fajësuar kompaninë e shpërndarjes se energjisë elektrike si shkaktaren e përmbytjes se disa zonave ne vend. Ne nje dalje për shtyp, i ardhur nga zonat e përmbytura, ministri i bujqësisë Edmond Panariti evidentoi disa hidrovore qe sipas tij nuk furnizohen me energji elektrike për ore te tera e per rrjedhoje ka një prani te madhe te ujit ne ato zona. Ai i beri thirrje kompanisë qe te rikthej energjinë me qellim përmirësimin e situatës. Per ministrin java qe vjen do te jete serish me reshje, çka e do ta beje situatën edhe me problematike. Me tej Panariti kërkoi nje mobilimi te te gjithë strukturave te shtetit me qellim për ta përballuar ne bllok ketë situate te vështire.