Kosovë, ujë e tym në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionohet situata politike në Kosovë, ndërsa opozita ka bojkotuar sërish kuvendin dhe ka paralajmëruar dhe protesta para selisë së qeverisë. Deputetët e partive Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma , Listës Serbe e Vetëvendosjes kanë pushtuar foltoren e kuvendit, e më pas disa prej tyre kanë hedhur ujë ndaj kolegëve të tyre të PDK-së e LDK-së. Më pas salla e parlamentit u mbulua nga tymi, që e bëri të pamundur vijimin e seancës. Mbetet ende e paqartë se çfarë e shkaktoi tymin në kuvend. Subjektet opozitare kërkojnë tërheqjen e kryeministrit Mustafa nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe ndryshimin e qëndrimit për kufirin me Malin e Zi. Për të arritur këtë qëllim, deputeti i Vetëvendosjes Konjufca ka paralajmëruar dhe protesta përballë godinës së qeverisë. Kjo nuk është hera e parë që skena të tilla përfshijnë kuvendin e Kosovës. Më herët deputetët opozitar goditën me vezë kryeministrin Mustafa në nisje të interpelancës së tij për marrëveshjet e Brukselit.