Arrestohet Ballist Morina, kapet me dy pistoleta - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njeriu i cili u glorifikua dhe u kthye ne mit për shkak te dronit te ngritur ne stadiumin e Partizanit ne ndeshjen Serbi - Shqipëri i ashtuquajturi Ballist Morina, është prangosur nga policia një dite përpara sfidës ne ?Elbasan Arena?. Ismail Morina u arrestua nga Polica e Tiranës, se bashku me tre persona te tjerë ne rrugën Petro Nini Luarasi. Sipas policisë, Morines gjate kontrollit ju gjet ne trup një pistolete serbe e tipit zastava. Ndërsa ne makinën tip Land Rever policia gjeti edhe nje tjetër pistolete ?TT?, me 30 fishekë. Njeriu i cili vetedeklaroi se e kishte ngritur ai dronin ne Beograd, është justifikuar ne polici se armen e mbante për vetëmbrojtje, pas ngjarjeve te tetorit te kaluar ne Serbi dhe se nuk kishte asnjë qellim tjetër. Por ndërsa Morina u justifikua per armët, policia i ka gjetur atij edhe 36 bileta qe dyshohet se janë false per ndeshjen Shqipëri - Serbi me emrat përkatës te personave qe do te shkonin ne stadium. Gjithçka komprometohet po te mendosh se ku i ka gjetur këto bileta Morina, pasi ka qene mjaft e vështire per te siguruar nje te tille ne nje fluks kërkesash prej 100 mije sipas Federatës Shqiptare te Futbollit. Edhe pse këta te fundit deklaruan se Morina nuk do te ishte 100% ne stadium, vete ai një video këmbënguli se do te jete i pranishëm, kishte siguruar biletën dhe madje do t?i bënte nje pale syze dhurate kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Arrestimi i Ismail Morines, i njohur si Ballist Morina, u pasqyrua gjerësisht edhe ne mediat serbe. Ato shkruajnë se terroristi Morina u kap pasi kërcënoi kryeministrin Vuçiç. Ndërsa tifozit Morina i duhet tashme te jape shpjegime për armët dhe biletat, nuk mungojnë njerëzit qe duan t?i veshin atij petkun e heroit. Me i fundit ishte rasti i familjes se Adem Jasharit ne Prekaz te Kosovës qe e vlerësoi ballistin me titullin:?O sa mire me qene shqiptar?.

Recommended