Fillon java anti Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja Shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e pare ne prag te eliminatoreve te evropianit kundër Serbisë, ndërsa grupi u be i plote pas ardhjes edhe te Shales, Balaj, Roshi, Kace, Hysaj, Salihi dhe Shehi, te cilët ishin te impenjuar me skuadrat e tyre ne fundjave. Ka qene nje stërvitje e ndare ne dy grupe nga ana e teknikut De Biasi, kjo edhe per shkak jo vetëm te ardhjeve te fundit, por edhe te lojtareve qe vine nga dëmtimet. Kështu stërvitje te diferencuar kane bere kapiteni Lorik Cana dhe Burim Kuneli, te cilët vine nga problemet dhe deri te paktën ditën e hëne nuk konsiderohen pjese e formacionit baze ndaj Serbisë, edhe pse te dy lojtaret deklarojnë se jane te gatshëm. Tekniku per momentin ka provuar ne qendër te mbrojtjes dyshen Arlind Ajeti dhe Berat Xhimshiti. Edhe pse nje tjetër emër ka shfaqur probleme si Naser Aliji qe nuk u stërvit me skuadrën, qendra e mbrojtjes konsiderohet dhembja e kokës per trajnerin, duke pare edhe mungesën e madhe te Mërgim Maraj. Gjithsesi detajet e fundit do te përcaktohen gjate stërvitjeve te ditës se sotme.Ndërkohe ne kampin kundërshtar tekniku i Serbisë ka përfshire ne grumbullim Aleksandër Kataji për shkak te problemeve te shumta qe ka me skuadrën. Mesfushori i Crvena Zvezdes u thërrit pas lëndimit te Andria Zivkovic. Përveç futbollistit te partizanit Serbia nuk llogarit edhe shërbimet e Lazar Markovic e Filip Kostic. Ndërsa per futbollistin e Celsit Nemanja Matic gjithçka do te behet e ditur pas nje shqyrtimi te hollësishëm te stafit mjekësor. Serbia ditën e enjte përballet ne ?Elbasan Arena? me Shqipërinë, ndërsa tre dite me vone pret ne shtëpi Portugalinë.

Recommended