Policia për Shqipëri - Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Polica e Elbasanit ka publikuar planin e masave per sfidën e 8 tetorit, qe do te luhet ne ?Elbasan Arena? mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ne kuadër te rendit dhe qetësisë, policia ka bere te ditur bllokimin e disa segmenteve rrugore dhe ndalimin e qarkullimit te mjeteve ne disa akse rrugore ne Elbasan. Te gjithë sportdashësit qe do te jene te pranishëm ne stadium, duhet te jene te pajisur me karta identiteti, ndërsa nuk duhet te kenë me vete sende te forta, shishe, fishekzjarrë, monedha apo metale. Ne te gjitha ambientet, ballkonet apo pallatet pranë stadiumit, nuk do te lejohen persona qe nuk janë pjesëtare te familjes. Për takimin Shqipëri - Serbi, do te angazhohen 1500 punonjës police. Nga qyteti i Pozharevacit, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur interesimit te gazetareve nëse do te jete i pranishëm ditën e enjte ne ?Elbasan Arena?. ?Do me pëlqente te isha i pranishëm dhe te beja tifo se bashku me 70 studentet per kombëtaren tone. Nuk ka te beje me sigurinë, por me axhenden time. Gjithsesi prisni deri ditën e nesërme per një përgjigje zyrtare.?Ndërkohe Trajneri i Serbisë Radovan Curçiç ka shokuar median vendase pas zbardhjes se listës se lojtareve per dy ndeshjet me Shqipërinë dhe Portugalinë, duke i thurur lavde kuqezinjve.?E respektoj kombëtaren shqiptare. Janë një ekip që janë rritur shumë dhe në vend të tretë janë me merite. Nuk janë aspak rastësisht në këto pozita. Për ne, do të jetë transferta më e vështirë, ndërkohë që për sfidën e radhës mund të them që do të përballemi me ekipin më të mirë të grupit?.Per ndeshjen Shqipëri - Serbi, UEFA ka përzgjedhur edhe gjyqtaret qe do te drejtojnë kete takim. Do te jete nje treshe italiane me kryesor një nga arbitrat me te mire te botes Nikola Rizzoli.

Recommended