Edi Rama në Asamblenë e OKB-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njohja e Kosovës nga Serbia dhe shtetet e tjera anëtare te OKB-se do te forconte stabilitetin ne rajonin e Ballkanit. Ky ka qene apeli i kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjate fjalës se tij ne Asamblenë e Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara. Rama tha se njohja e shtetit me te ri ne Ballkan do te ndikonte pozitivisht dhe per Beogradin zyrtar.?Me lejoni t?iu bej thirrje te gjitha vendeve këtu, te cilat ende nuk e kane njohur Kosovën, ta bejne një gje te tille. Duke e njohur Kosovën, ju jepni nje kontribut te plote per forcimin e stabilitetit, paqen dhe bashkëpunimin ne rajonin e Ballkanit, qe vitin e kaluar shënoi një histori suksesi për te ardhmen. Njohja e Kosovës nga te gjitha shtetet, do te ishte e mire per Serbinë po ashtu. Vitin e kaluar bëra nje vizite pas 68 vjetësh ne Beograd. Dhe qe nga ajo kohe dhe nga Samiti i Vjenës rajoni ynë ka bashkëpunuar ne shume pika.?Kryeministri Rama citoi atin e shenjte, i cili ka vlerësuar Shqipërinë si prova e tolerancës fetare. Rama tha se radikalizmi fetar, qe ka prodhuar ISIS e per pasoj dhe këtë fluks refugjatesh, luftohet vetëm përmes edukimit te te rinjve.?Papa Françesku tha gjate vizitës se tij se shqiptaret janë prova e bashkëjetesës mes njerëzve qe i përkasin besimeve te ndryshme fetare. Ne jemi krenar per këtë trashëgimi, e cila vjen ne nje kohe kur ekstremizmi fetar, dhuna dhe terrorizmi qe kane shkaktuar vuajtje te paimagjinueshme. Dhuna dhe ekstremizmi ka detyruar miliona persona ne emigrim, një reminishence e eksodit biblik. Fëmije, gra e burra kane ardhur me mijëra ne dyert tona ne rajonin e Ballkanit, duke kërkuar siguri dhe mbrojtje ne europe. Te gjitha shtetet te medha e te vogla le te nisim se bashku te zhvillojmë nej kapitull global qe te fokusohet te edukimi i te rinjve për nje te ardhme me te mire per gjeneratat e rinj.?Gjate fjalës se tij ne Asamblenë e Përgjithshme, kreu i qeverise shqiptare u ndal dhe te përshkrimi i ngjyrave te botes, duke e krahasuar ate me një pikture:?Unë kam qene nje artist para se te bëhesha politikan dhe te merrja këtë detyre. Çdo dite une marr nje laps, stilolaps ose bojëra uji dhe nis te vizatoj. Te gjithë ne jemi duke u përpjekur per te bere pikturën tone te madhe ne mënyra te ndryshme, sipas vizonit tone. Nëse bota do te shite nje pikture, ajo do te mbante me shume ngjyrën gri. Do te kishte dhe shume ngjyra te forta e te zbehta. Por këtu ne kete vend ka vlera dhe principe qe na duhen sot me shume se kurrë per t?u përballur ne nje kohe lufte tragjike.?

Recommended