Kaos nga kriza e emigrantëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza e emigranteve është një problem i përbashkët dhe kërkon përgjigje europiane. Deklarata erdhi nga komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn, i cili vizitoi nje qendër te pritjes se emigranteve ne Serbi, se bashku me kryeministrin Vuçiç. Hahn falenderoi qeverinë e Beogradit per gjithçka ka bere per refugjatet dhe qetësoi Serbinë se nuk do te jete e vetme ne përpjekjet e saj. Asnjë vend nuk duhet lenë i vetëm, por problemi zgjidhet me shpirt solidariteti dhe ndarje te përgjegjësive, tha Hahn. Ai iu referua edhe situatës se krijuar ne disa vende qe kane ngritur gardhe per te frenuar fluksin e emigranteve, kur tha se kufijtë e rinj apo muret nuk janë ato çka i duhen Europes. Komisioneri premtoi mbështetje financiare dhe politike per Serbinë. Por Hahn refuzoi te komentonte tensionet e fundit ne kufi me embargon e mallrave dhe automjeteve mes Serbisë e Kroacisë, duke deklaruar se nje kamp refugjatesh nuk ishte vendi i duhur per ta bere ketë.

Recommended