Padi Serbisë për gjenocidin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi ne KS te OKB se vendi i tij me themelimin e Gjykatës se Posaçme per krime lufte, përmbushi detyrimin ndaj drejtësisë. Ne mbledhjen e Këshillit, ku u diskutua situata ne Kosove, Thaçi megjithatë tërhoqi vëmendjen se kjo gjykate nuk mund te barazoje krimet e mundshme individuale me gjenocidin shtetëror serb ne Kosove. ?Nuk do te lejojmë qe historia te rishkruhet per te turbulluar dallimin midis shtypësit dhe viktimës?, u shpreh Thaçi. Gjate diskutimeve bazuar ne raportin e sekretarit te përgjithshëm Ban ki Moon, Thaçi u përplas me homologun serb Dacic per çështjen e anëtarësimit te Kosovës ne UNESCO. Shefi i diplomacisë kosovare dënoi gjuhen e ashpër, me te cilen Serbia po tenton ta pengoje këtë proces, pasi homologu serb kundërshtoi mundësinë e anëtarësimit. Sipas tij, Kosova nuk është njohur si shtet nga Kombet e Bashkuara dhe pranimi i saj ne UNESCO do te ishte i dëmshëm per autoritetin e kësaj organizate. Dacic akuzoi Kosovën per dëmtimin e trashëgimisë kulturore serbe dhe per synimet per t?i shpallur ato pasuri te Kosoves. Pavarësisht kësaj çështjeje, përfaqësuesit kosovar e serb shprehen angazhimin per vijim in e bisedimeve per normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Recommended