Parlamenti voton paketën e ndihmës - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Një fitore si e Pirros ka arritur qeveria greke pasi ka marrë dritën jeshile të Parlamentit me votat e shumicës për paketën e tretë të ndihmës për Greqinë, por ka humbur më shumë se një të tretën e grupit parlamentar dhe së shpejti, siç theksojnë burime qeveritare, kryeministri Tsipras do të kërkojë votëbesimin e qeverisë dhe ndoshta vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.