Parandalohet vrasja në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës ka arritur te parandaloje ne kohe nje vrasje qe do te realizoje me mine me telekomande dhe ka arrestuar dy persona. Operacioni ?Emigranti? është finalizuar këtë te marte me arrestimin e 29-vjeçarit Julian Shorja si dhe te bashkëpunëtorit te tij me inicialet R. T. Ekspertet e krimeve te renda pasi kane siguruar informacionin e nevojshëm, kane mundur te ndërtojnë mekanizmin e atentatit qe ka mbetur ne tentative. Shorja kishte marre porosi per eliminimin e një emigranti qe ishte kthyer vetëm pak dite me pare nga Italia. Ai është kapur teksa ka qene duke bere përgatitjet e fundit ne minën e telekomanduar. Ne duart e policisë, kane rene 2 kapsolla detonatorë, municione luftarake, si dhe nje sasi lendesh narkotike kanabis sativa. Burime te policisë konfirmojnë se porosia per vrasjen ishte bere nga dy shtetas, te cilët janë identifikuar tashme dhe shpallur ne kërkim. 29-vjeçari Julian Shorja lindur ne Durrës dhe banues ne Tirane, ka qene i dënuar me pare për akuzën e vjedhjes. 26-vjeçari R. T banor i Kombinatit kishte rolin e ndihmësit ne realizimin e vrasjes me mine te telekomanduar. Policia nuk ka dhëne shume detaje mbi te shkuarën e dy te arrestuarve dhe lidhjet e tyre me krimin për shkak se çështja është nen hetim.

Recommended