Mamaja e Marjo Memës për vrasjen në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mamaja e 19-vjeçarit Marjo Mema, i cili ndodhet në burg në Itali me akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Luli, thotë se djali i saj është i pafajshëm dhe është përfshirë në këtë histori nga shoku i tij, Igli Meta, i cili ka pranuar autorësinë e krimit mabaker. ?Marjo është një djalë i mbarë. Ai nuk ka gisht në këtë histori. Vëllai im kreu vetëvrasje për këtë, nga turpi, nuk e mbajti dot më. Tani duhet të shkoj tek ai në Tiranë, ndërsa kam edhe Marjon këtu.?Drame tjetër ne këtë familje ishte dhe vetëvrasja e vëllait te saj, Mond Abeshi i cili besohet se i dha fund jetës për shkak te krimit te ndodhur. Vera Mema nuk beson te versioni i vrasësit, Igli Meta.?Pas një javë ndryshoi version. Mario është viktimë. Igli kishte përgatitur gjithçka vetë. Përse duhet të fajësojë djalin tim.? Ndërkohë, policia ka gjetur ditën e djeshme thikën e përdorur për vrasjen e 17-vjeçarit, pas dëshmive të mbledhura nga vetë autori. Gjithashtu është gjetur edhe telefoni i-phone i viktimës. Në apelin e saj, mamaja e Marjo Memës, edhe pse beson në pafajësinë e të birit, kërkon zbardhjen e ngjarjes së rënë dhe vënien në vend të drejtësisë. Sipas tij, edhe nëse i biri vlerësohet fajtor, ai duhet të marrë atë që meriton. Ngjarja e ndodhur pesë ditë më parë ka tronditur Italinë dhe vazhdon të raportohet në mediat e përtej Adriatikut.

Recommended