Basha: Të ikë “Crown Agents” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha e ka shfrytëzuar mbledhjen e deputeteve demokrate per te folur serish per ekonominë, rënien e te ardhurave dhe evazionin fiskal. Lideri i opozitës ka ngritur serish pyetjen se ku janë 150 milion dollarët që mungojnë në dogana dhe tatime që nga fillimi i këtij viti apo 50 milion dollarët e kontrabandës së cigareve, duke artikuluar per here te pare edhe nje kërkese te prere.?Që tani, pa qenë nevoja të presim prokurorinë, duket qartë se kontrata e tij me ?Crown Agents? është një dështim që kundërmon erë korrupsioni. Kjo kompani mori nga qeveria shqiptare paratë dhe lehtësirat e njohura, të cilat i kemi kundërshtuar që në krye të herës, por nuk realizoi asnjë prej objektivave të shpallura me bujë nga vetë Edi Rama.Përkundrazi, doganat u kthyen në kohërat me të errëta të kontrabandës masive. Kjo është vepra e zezë e Edi Ramës, që u shtohet të tjerave me të njëtën ngjyrë. Ai duhet të japë llogari e do të japë llogari deri në fund për ketë katandisje të doganave dhe tatime shqiptare si nyje kontrabande dhe hajdutërie. Kontrata me ?Crown agents? duhet të ndërpritet. Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më asnjë qindarkë për këtë kompani të lobuar nga kryeministri. Mjaft kanë paguar dhe kot kanë paguar?.Basha është ndalur edhe tek ligji i arsimit te larte qe u miratua ne seance 2 dite me pare duke lajmëruar protesta kundër tij.?Ligji i pardjeshëm do të ketë pasoja shumë të rënda në arsimin shqiptar, nëse do të ketë fatin e keq të implementohet. Por unë kam bindjen se nuk do ta ketë. Demokracia ka fuqinë e zhvlerësimit me protesta dhe votë popullore të ligjeve të gabuara, të mbrapshta apo amatoreske.?Pjese e fjalimit te liderit te opozitës u be edhe mbyllja e hetimeve per fshehjen e urdhrit për ekstradim të deputetit Frroku, qe sipas Bashes është vetëm tregues i mbrojtjes qe kryeministri i ofron deputetit te tij.

Recommended