Nuland në Maqedoni: Punoni për konsensusin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin çdo marrëveshje konsensuale mes liderëve politikë në Maqedoni, që sjell zgjidhjen e krizës. Kjo ka qene deklarata e zv/ndihmës sekretares amerikane të shtetit Viktoria Nuland në një intervistë për Alsatin e Maqedonisë. Nuland tha se baza e paktit, duhet të jetë marrëveshja e 2 qershorit. ?Ne do të mbështesim çdo gjë që do të gëzojë konsensus dhe që do të jetë në kornizën e asaj që është arritur tashmë. Pjesa më e madhe e punës është bërë tashmë, siç e dini më 2 qershor, kështu që ne prekëm disa çështje, dhe thjesht u përpoqëm që të ndihmojmë partitë këtu që të dëgjojnë njëra-tjetrën?.Nuland shtoi se Uashingtoni zyrtare do të asistojë bisedimet nëse do të jetë e nevojshme një e tillë.?Ambasadori ynë këtu Xhes Bejli është duke punuar në mënyrë të ngushtë me komisionerin Han. Unë jam gjithashtu duke punuar me komisionarin Han, folëm para se të vija këtu, do të flasim sërish, nëse do të na duhet ndërhyrje amerikane e nivelit të lartë në mbështetje të këtij procesi, padyshim që do e sjellim, ashtu sikurse edhe komisioneri Han, jam më se e sigurt për këtë. Ajo çfarë duam vërtet, është që qytetarët e Maqedonisë të përveshin mëngët dhe të mbyllin këto zbrazëtira të fundit, në mënyrë që vendi t?i kthehen punës?.Ndërkohe në Shkup, Eurokomisoneri për Zgjerim Johanes Han, ka nisur takimet e ndara me krerët e katër partive politike. Në orën 17:00 do të mbahet dhe tryeza e përbashkët me qellim zgjidhjen e krizës politike në vend. Sipas marrëveshjes së 2 qershorit, palët janë angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në prill të vitit 2016. Por lideri i opozitës Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do të pranojë një qeveri të përkohshme me Gruevskin kryeministër.