Investimi gjerman në Vorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një copës serioziteti dhe disipline gjermane, e konsideroi kryeministri Edi Rama, Tirana Biznes Park, investim i një kompanie të huaj në Vorë. Investimi prej 100 milionë eurove është një projekt vizionar, ku sipas Rames do të punësohen rreth 10 mijë persona. Duke vlerësuar mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj biznesit, Ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann, tha se garantimi i një klimë pozitive për investitorëve të huaj, është pika kyçe për tërheqjen e tyre.?Ky investim është një sinjal i mirëseardhur në Shqipëri. Për një kohë të konsiderueshme gjërat nuk ecën siç duhet. Nëse ky projekt do të dështonte do të ishte një shenjë jo e mirë pë rata që vlerësojnë zhvillimet në Shqipëri. Falenderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen. Për të mbështetur investitorët e huaj, ata duhet të trajtohen në mënyrë pozitive lajmi i mirë përhapet shpejt, por lajmi i keq përhapet më shpejt?.Në ceremoninë e çeljes së Tirana Biznes Park, kryeministri Rama nuk kurseu batutat mbi seriozitetin e gjermanëve. Kjo qendër biznesi, investimi i të cilit do të vijojë deri në vitin 2020, konsiderohet si ndër më të rëndësishme dhe të mëdhatë në rajon.

Recommended