Kosovë, diskutime dyditore për fondet IPA për rajonin - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Për herë të parë në Kosovë u organizua takimi për fondet rajonale në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit. Përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Këshillit Rajonal për bashkëpunim dhe Komisionit Europian janë mbledhur në Prishtinë, me qëllim diskutimin rreth këtij fondi IPA, që për vitin 2016 është në vlerën e 360 milionë eurove.