Rikthimi i Inva Mulës në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit më parë, Tiranën e nderoi artisti i njohur Angjelin Perlocaj. Për shumë kohë shfaqja e tij mbeti më e përfolura. Në ditën Europiane, një tjetër artiste e njohur ndërkombëtarisht rikthehet në atdhe për të përcjellë art. Sopranoja e njohur Inva Mula ka mbërritur në Tiranë dhe është gati të performojë mbrëmjen e së shtunës në Teatrin antik të Butrintit. Ajo do të ngjitet në skenë me Korin dhe orkestrën e teatrit të operas dhe baletit për të performuar një program ku ndërthuret klasikja e operas së Verdit me ariet dhe uvertura të bukura shqiptare. Një tjetër emër shumë i njohur i skenës operistike në botë është edhe Noorman Ëidjaja. Dirigjenti i njohur do të drejtojë orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Është përzgjedhur pikërisht Ëidjaja pasi edhe pse aziatik, ai e njeh shumë mirë muzikën shqiptare. Artistja Inva Mula do të qëndrojë rreth një muaj në Shqipëri dhe pas koncertit në teatrin e Butrintit duket se ka surpriza të tjera për publikun shqiptar.