Baftjar Bruka kreu i një celule islamiste në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Baftjar Bruka, personi i shpallur ne kërkim per dy atentate te ndodhura ne Tirane ne muajin shkurt, ne farmacinë e te atit te Ministrit te Brendshëm Tahiri dhe ne apartamentin e nje oficeri policie, si dhe per nje tjeter atentat te dështuar ne nje stacion autobusi, është kreu i nje celule islamiste ne Itali. Sipas mediave te vendit fqinj, ai dyshohet te jete kreu i nje grupi me baze ne kete qytet, ku bejne pjese mbeshtetes te tij. Revista ?L?Espresso? shkruan se Bruka është nje ekspert per prodhimin e mjeteve shpërthyese te lidhura me telefona celulare. Ai rezulton emer i njohur per hetuesit italiane, pasi me shume se nje here u eshte nënshtruar kontrolleve te policisë. Ne vitin 2013, u ndalua ne Piza dhe me pas ne stacionin hekurudhor te Firences. Ne shkurt 2014, ai iu nënshtrua nje tjetër kontrolli, por per shkak te mungesës se provave eshte lëne i lire. Shërbimet sekrete italiane besojnë se Venezia mund te jete destinacioni i tij final per shkak te mbështetjes se rrjetit islamik.

Recommended