Kukës, bllokohet Rruga e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi kanë bllokuar për vetëm pak minuta Rrugën e Kombit, banorët e Kukësit nuk janë lejuar nga policia të ndalojnë lëvizjen e makinave, gjatë protestës për pagesat e prapambetura të energjisë elektrike. Mes tensionit të krijuar, policia ka ndaluar organizatorin e tubimit, Nderim Lushi. Ai ka bërë rezistencë, por efektivët e policisë e futur me forcë në makinë. Pasi nuk u lejuan nga policia, banorët janë mbledhur në qendër të qytetit me parulla në duar. Ata kanë kërkuar nga OSHEE-ja t?i falë debitë dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike të akumuluara ndër vite. Banorët thanë se do t?i vijojnë protestat, derisa qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre.