Meta në Gjirokastër për prezantimin e kandidatëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka vijuar ne Jug turin e prezantimit të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Të dielën, kreu i kuvendit, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe deputeti Vangjel Tavo janë ndalur në Gjirokastër, ku prezantuan Zamira Ramin. Meta ka prezantuar edhe në Libohovë kandidaten Luiza Mandi, ndërsa premtoi ndryshime pozitive si pasojë e reformës administrative.Ilir Meta:Pas 21 qershorit Shqipëria do eci me një ritëm tjetër, kjo lidhet dhe me reformën administrative. Ne jemi një aleance, kemi një qëllim të përbashkët. Të stabilizojmë vendin, Të mbështesim qytetarët për të përmirësuar jetën e tyre.Ndalesa e radhës ishte Tepelena, ku Meta ka prezantuar kandidatin Termet Peçin, por edhe kandidatin e Memaliajt Durim Roshin. Kreu i kuvendit u ndal serish tek reformat.Reforma administrative territoriale është histori, pushtetit vendor i jepet me shume mundësi zhvillimi. Pjesa më e vështirë e reformave ka kaluar. Presim progresin ne vitet e ardhshme. Të gjithë bashkë do e fusim Tepelenën dhe Memaliajn në rrugën e progresit. Periudha më e vështirë e kësaj qeveria ka kaluar. Mbarti shumë probleme nga e kaluara, e ardhmja është e sigurt dhe progresive.Meta e shfrytëzoi ndalesën ne Gjirokastër edhe për te marrë pjesë në çeljen e sezonit veror . Më here kreu i kuvendit ishte ne parkun e Viroit, dhe pedonalen në hyrje të qytetit, investime këto që pritet të sjellin më shumë turiste në qytet.

Recommended