Banorët kundërshtojnë koncesionin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga e Kombit pritet të jepet me koncesion nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, por vendimi që duhet të marrë qeveria shqiptare për taksimin e kalimit në autostradë nuk është mirëpritur nga qytetarët e zonës. Banoret e komunës Terthore ne rrethin e Kukësit kërkojnë me pare nga qeveria ndërtimin e rrugëve dytësore dhe te mbi apo nënkalimeve, çka është kthyer ne shqetësim te përditshëm. Deri pak kohe më parë banorët kishin zhvendosur vetë pjesë të trafikndarësve duke kaluar në anën tjetër të rrugës për te shkuar ne tokat e tyre. Por mbyllja ua ka vështirësuar punën. Si zgjidhje te përkohshme ata kane gjetur vendosjen e disa shkalleve prej druri përgjatë segmentit Kukës-Morine, duke rrezikuar shpesh here edhe jetën e tyre e te fëmijëve. Brenda 4 viteve, ne kete aks prej 17 km te gjate jane shënuar aksidente te shumta automobilistike ku kanë humbur jetën mbi 15 persona e janë plagosur 60 te tjerë.

Recommended