Çelet panairi i pranverës në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Korçë është çelur Panairi i Pranverës, tashmë një traditë e që pritet te vijojë gjatë gjithë prillit. Për ta sjellë sa më parë stinën e pranverës Bashkia e Korçës ka zbukuruar rrugët. Sipas nënkryetares se bashkisë Benila Ternova gjatë këtij muaji do të ketë shumë aktivitete artistike, por edhe panaire të ndryshme tradicionale. Qytetit i janë shtuar ngjyrat që në ditën e parë të panairit pranveror. Arkitekti Erion Duro është kujdesur për një pamje ndryshe të pedonales, një dekor ky që vjen për herë të parë në Korçë. Në një qytet të ftohtë që ofron turizëm dimëror si Korça, duhet thënë se pranvera vjen më vonë se qytetet e tjera.

Recommended