Tjetër alarm për bombë në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti kur policia ka zbuluar se një tjetër alarm për bombë rezultoi fals. Por ai mjaftoi që të pezullonte mësimin në gjimnazin ?Naim Frashëri? në Durrës. Policia nuk ka lejuar nxënësit e mësuesit që t?i afrohen shkollës, që nga marrja e njoftimit për pakon e dyshimtë, rreth orës 7. 30. Njësia antieksploziv nga Tirana mbërriti me shpejtësi dhe në pak minuta vendosi pajisjet e provës. Fatmirësisht, pakoja e lidhur me natriban, sipër të cilës ndodhej një celular, nuk kishte asgjë të rrezikshme. Policia dyshon se kjo është vepër e ndonjë gjimnazisti dhe ka nisur hetimet. Mbrëmjen e të enjtes alarmi për bombë ngjalli panik mes banorëve të Fushë Krujës. Një çante e lënë në oborrin e përbashkët të një kompleksi pallatesh ngriti në këmbë policinë. Por shpërthimi i kontrolluar zbuloi se në çante kishte vetëm letra fletoreje. Alarmet për bomba po bëhen thuajse të përditshme, por deri më tani në pranga ka përfunduar vetëm një gjimnazist nga Tirana e një student nga Lezha.

Recommended