Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Shtepia e te moshuarve ne qytetin e Shkodres

Ne qytetin e Shkodres shtepia e te moshuarve eshte ne gjendje jo te mire. Atje mungon ngrohja, ka lageshtire, banjot jane jashte te gjitha kushteve edhe te moshuarit e kane shume te veshtire te jetojne ne kete institucion. Ne kuzhinen e kesaj banese dalin ne siperfaqe ujrat e zeza sa here qe bie shi. Nje tjeter problem i kesaj shtepie per te moshuar eshte edhe fakti se ne kete ndertese nuk jetojne vetem te moshuarit e braktisur por edhe te semuret mendor. Kjo e ben te rrezikshme jetesen pasi te semuret jane shpesh edhe agresive.
Pamje te gjendjes se keqe ne te cilen ndodhet "Shtepia e te Moshuarve ne Shkoder" .
Intervista te moshuarve te cilet tregojne qe nuk kane sistem ngrojheje. Dhomat kane lageshtire, banjot nuk kane kushte edhe nuk pastrohen. Ne dhoma te moshuarit nuk kane banjo edhe jane te detyruar te ngrihen ne mes te nates te shkojne ne banjon e perbashket ne koridor e cila eshte rreth 50 metra larg me dhomat e tyre. Te moshuarit tregojne se nuk kane siguri ne kete vend pasi bashke me ta ne kete godine jetojne edhe te semuret mendor. Interviste kuzhinierja e institucionit e cila tregon se kur jashte bie shi kuzhina vendi i gatimit permbytet nga ujrat e zeza. kjo gje eshte jashte te gjitha normave te lejuara.
Interviste e mjekes se institucionit e cila tregon se sa e veshtire eshte bashkjetesa e te moshuarve me te semuret mendor. Mjekja na tregon se ne kete shtepi te te moshuarve vite me pare u vra nje zonje nga stafi mjeksor nga nje i semure mendor i cili gjendet po ne kete institucion.
Interviste punonjesa sociale e shtepise e cila tregon qe ne kete shtepi te moshuarit jane mbi kapacitetin. Numri i tyre arrin ne 70 pasi kjo eshte shtepia e veteme e te moshuarve ne te gjithe veriun. Rreth 30 persona jane persona me aftesi te kufizuar shumica prej te cileve te semure mendore. Investimi i fundit qe iu be godines ishte rreth nje vit me pare edhe konsistonte vetem ne catine e kesaj ndertese. Ankohen se nuk kane uje nuk kane sistem ngrohje mungon organizimi i stafit banjot i kane larg, ne azil ka 2-3 lloj shtresash.
Interviste Lela Zorba Drejtoresha e Sherbimit Socioal, Bashkia Shkoder Ky institucion eshte e vertete qe ka probleme pasi eshte nje institucion i cili eshte ne dyvaresi. Eshte ne varesi te Bashkise Shkoder por edhe te Ministrise se Mirqenies Sociale edhe Rinise. Si cdo institucion i tille eshte edhe ky mjaft problematik. Pasi institucionet i lene fajin njera tjetres. E pyetur per faktin se pse ne te njejten godine jetojne edhe te semuret mendore bashke me te moshuarit zonja Zorba tregon qe nuk eshte e vertete. Aty jetojne vetem te moshuar edhe te moshuarit shpesh here kane e dhe probleme te tilla. (Kjo nuk eshte aspak e vertete pasi ne institucionin e lartpermendur ka shume te semure mendore, shumica prej te cileve nuk jane te moshuar , por Zonja nuk eshte ne dijeni)

Category

đŸ“ș
TV
Comments

Recommended