Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite pasi Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet pas akuzave te deputetit Tom Doshi ne Prokurorinë e Krimeve te Renda janë kryer ndryshime te rëndësishme. Kreu i akuzës ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e kësaj prokurorie Eugen Becin duke emëruar ne vend te tij Drejtorin e Hetimit ne Prokurorinë e Përgjithshme Adnand Xholin. Ne njoftimin e Prokurorisë thuhet se ndryshimet kryhen per t?i dhënë me shume impuls hetimeve te korrupsionit dhe krimit te organizuar ku dyshohet se janë përfshire edhe zyrtare te administratës .Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, kërkon nga kjo strukturë fokusimin në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës publike, të cilat ka dyshime se po ndërthuren me njëra-tjetrën. Në një takim të zhvilluar ditën e Mërkurë (dt. 04.03.2015) me stafin e Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Llalla u shpreh se, në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore.Gjithashtu ne njoftim thuhet se organi i akuzës po angazhohet për te çuar para drejtësisë çdo zyrtar, qofshin këta edhe ne nivele te lartaPër të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj, të cilat, në vlerësimin e tij janë dëshmi se Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë, po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta. Ish-drejtuesi i Krimeve te Renda Eugen Beci do te drejtoje Prokurorinë e Elbasanit, ndërsa Gent Osmani, i cili ka drejtuar deri tani këtë prokurori do te drejtoje njësinë task forcë ne Prokurime e Krimeve te Renda.

Category

📺
TV
Comments

Recommended