Ashpërsohen masat ndaj debitorëve të energjisë elektrike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kushdo që ka një detyrim prej 150 mijë lekësh ndaj Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë do t?i duhet që të lerë peng shtëpinë, ndërsa bizneseve do t?i sekuestrohet pasuria në momentin që detyrimi është mbi kufirin e 2 milion lekëve. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha përpara deputetëve se ligji i ri për energjinë elektrike synon t?i japë fund abuzimeve që bëheshin deri më sot. Lajmet e arrestimeve të atyre të cilët vjedhin engjinë elektrike, kane ndezur debat gjatë diskutimit të projektligjit të energjisë në komisioni. Me ligjin e ri qeveria ka vendosur të nxjerrë në vitet e ardhshme jashtë tregut të furnizimit nga kompania e shpërndarjes bizneset duke liberalizuar kështu një pjesë të konsiderueshme të tij. Ministri i Energjisë tha se me përfundimin e linjës së interkonjeksionit të Kosovës, dhe asaj të Maqedonisë energjia do të bëhet e mundur që të blihet vetë nga sipërmarrësit dhe madje me kosto më të lirë. Me këtë nisëm këshilli i ministrave i hap rrugë gjithashtu edhe nisjes së hartimit të planit për të vënë matëset inteligjentë.