Eliminimi i parë i “Dancing with the stars 5” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kapiteni i Kombëtares se Futbollit, Rudi Vata është i larguari i pare i edicionit te peste te spektaklit ?Dancing with the Stars Albania?. Vata dhe aktorja e njohur Eva Alikaj ishin me pak te votuarit e mbrëmjes se trete te këtij spektakli, duke bere qe dy yjet te përballen ne sfidën ?Dance Off?. Por pavarësisht garës, Vata kërkoi ta braktise atë qe ne momentin kur u zbulua se ai ishte nder me pak te votuarit, duke ngjallur jo pak debate ne skene, edhe pse ne fund eliminimi i tij erdhi nga kryetari i jurisë. Përveç nisjes se eliminimeve, kjo nate e trete e ?Dancing with the Stars? ne Vizion Plus, riktheu traditën dhe folklorin. Te 12-të personazhet vip te veshur me kostumet tradicionale, sollën ne teatrin e yjeve valle nga te gjitha krahinat shqipfolëse. Pavarësisht haresë qe sjell muzika popullore, nuk munguan debatet mes jurisë dhe personazheve vip, nje pjese e te cilëve nuk ngelen te kënaqur me vlershmin qe morën duke ditur qe njeri prej tyre do te largohej këtë mbrëmje. Megjithatë, produksioni zbuloi se ne këtë edicion te peste, do te prezantohet përgjatë spektaklit formula e rikthimit ne gare te yjeve te eliminuar, duke i?u dhënë atyre nje mundësi te dyte.