Kastriot Berberi, shqiptari në politiken britanike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Juristi Kastriot Berberi është shqiptari i vetëm që bëhet pjesë i një organi vendimmarrës në Britani me partinë laburiste. Matjani qe ka emigruar ne vitin 1997 është sot anëtar i Këshillit Bashkiak te Londrës. Berberi thotë se duke u bërë pjesë e vendimmarrjes, jo vetëm që i ka ndihmuar shqiptarët për të trokitur tek një bashkatdhetar i tyre, por edhe ka përmirësuar imazhin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Si pjesë e partisë laburiste, juristi shqiptar, deklarohet i bindur se kjo forcë politike do t?i mbaje dyert e hapura per emigrantet nëse do të fitoje zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në maj. Duke krahasuar politikën britanike me atë shqiptare, kryesisht atë lokale, Berberi shprehet se ka një ndryshim të dukshëm pasi ne Shqipëri, ne qeverisjen vendore akoma vihet re ndikimi i politikës në çdo vendimmarrje.

Recommended