Biznesi kundër paketës fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit ka kundërshtuar ne union ndryshimet qe janë bere ne paketën fiskale 2015, te cilat sipas tyre do te stimulojnë evazionin fiskal si dhe nuk do te gjeneroje punësim. Te pranishëm ne komisionin e ekonomisë teksa dhanë sugjerimet e tyre, shoqatat e biznesit kembengulen ne kërkesën e tyre per te mos rritur nivelin e taksave dhe tatimeve, pasi do te kete efekt negativ ne tërheqjen e investitorëve te huaj. Sipërmarrësit kërkuan qe ligjet fiskale te mos ndryshojne cdo vit, pasi ky fakt ndikon negativisht ne hartimin e planeve te biznesit. Mbi te gjitha bizneset iu rikthyer edhe disa probleme te vjetra qe sipas tyre nuk kane gjetur zgjidhje. Qeveria do te marre nga qytetaret dhe biznesit 160 milion dollarë me shume nga rritja e disa taksava dhe tatimeve. Ky fakt, per biznesin nuk është shoqëruar me nje argumenta bindëse se pse ishte nevojshme rritja e tyre.

Recommended