Kuçi për kryetar Kuvendi? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas tërheqjes së koalicionit opozitar për postin e kreut të Kuvendit që i hap rrugë zhbllokimit të krizës në Kosovë, brenda Partisë Demokratike të Kosovës po diskutohen emrat për këtë. Mediat në Kosove shkruajnë se ai do të jetë sërish përfaqësuesi i PDK-së. Kjo për faktin se tashmë partitë në koalicionin opozitar janë zotuar që do të mbështesin çdo kandidat që propozon PDK-ja. Zgjedhja e kreut të Kuvendit të Kosovës i hap rrugë nisjes së negociatave për formimin e qeverisë. Pavarësisht faktit se opozita ka hequr dorë nga kreu i Kuvendit, ajo synon të marrë drejtimin e shtetit të Kosovës. Në komunikatat e lëshuara pas takimit, koalicioni LDK, AAK, Nisma e Vetëvendosje theksojnë se ai koalicion që përbën shumicën parlamentare duhet të marrë dhe drejtimin e qeverisë. Që prej zgjedhjeve të 8 qershorit, klasa politike në Kosovë, pavarësisht negociatave, nuk ka arritur të formojë institucionet dhe qeverinë.

Recommended