PD: Rritja e taksave, kërcënuese! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka filluar diskutimin e paketës fiskale ne komisionet paralele ne selinë e Partisë Demokratike. Ish-ministri i financave Ridvan Bode ka kritikuar politiken e qeverise për rritjen e taksave, edhe pse sipas tij kjo rritje taksash prodhoi gjate vitit 2014 humbje te vendeve te punës . Bode theksoi se: ?Kemi te bëjmë përsëri me atë takse qe Rama e mallkoi vitin e kaluar për t?u justifikuar shqiptareve rritjen e taksave; me nje takse te sheshte e cila nuk ehte me 10% ne nivelin me te ulet dhe konkurrues ne rajon por ehte ne nivelin 15%. Pasi te gjithë te ardhurat qe nxirren ne ekonominë e vendit nga qytetaret dhe nga biznesi do te taksohen ne nivelin 15%; edhe taksa e korporatave, edhe dividendi, edhe te ardhurat e tjera nga qerate edhe te ardhurat nga interesat bankare e çdo burim tjetër i te ardhurave qe mund te krijoje çdo familje e çdo individ?. Sipas Bodes janë te qarta efektet qe kjo pakete fiskale do te prodhoje ne vitin 2015. ?Për qytetaret do te thotë nje varfërim i mëtejshëm 460 milionë dollarë do te paguajnë shtese taksash nga sa janë paguar per vitin 2014, per vitin 2015; ndërkohe qe gjithë vlera e prodhimit te brendshëm bruto është 800 milion. Çka do te thotë qe qytetaret dhe biznesi gjate vitit 2015 duhet te punojnë 7 muaj për qeverinë dhe 5 muaj per kompaninë dhe për vete?. Deputetet demokrate e kane kundërshtuar ketë pakete fiskale e cila me rritjen e taksave do te preke xhepin e çdo qytetari e do te sjelle edhe rritje te çmimeve.