PD shenjestron edhe pasurinë e Kajmakut - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka artikuluar serish akuza ndaj kryetarit te bashkise se Vores, Agim Kajmaku, por kete here pervec rekordeve kriminale, opozita ka shigjetuar pasurine e tij.Ish deputetja Albana Vokshi ka deklaruar Kajmaku ka perfituar nga tenderat 2.6 milione euro, pa gare.ALBANA VOKSHIISH-DEPUTETE E PDAgim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro. Vetëm në 2 muaj, Maj - Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit.Sipas opozites, pikerisht parate jane motivi qe kryeministri Rama kandidoi Kajmakun ne Vore, pavaresisht problemeve te tij me ligjin e dekriminalizimit.Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare.Prej ditesh aksioni i opozites eshte fokusuar tek kryetari i bashkise se Vores Agim Kajmaku, per te cilin PD pretendon se eshte arrestuar ne Greqi me akuzen e falsifikimit te parave.
Recommended