Gjobat për kutinë e ndihmës së shpejtë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për një shkelje të tillë nga ana e vjedhësve të energjisë elektrike kryeministri Rama dha një afat pesë ditor për të marrë masat. Një paralajmërim i tillë do të ishte i domosdoshëm edhe për vepra të tjera më të lehta siç është mungesa e kutisë së ndihmës së parë në automjete. Por vetëm pas një muaji kur qytetarët u ndëshkuan me gjoba shuma të mëdha, drejtuesit e policisë së qarkullimit rrugor flasin për një aksion të tillë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mënyrën e masës administrative. Të pasqaruar shoferët vrapuan të blejnë edhe pajisje të tjera që nuk janë taksative për tu mbajtur në automjet sipas kodit rrugor, duke rënë pre e tregut të zi. Ndërkohë ky operacion nga rrugoret ne rrugët interurbane vijon. Duke mos e pasur kutinë e ndihmës se shpejte, drejtuesja e këtij mjeti u ndëshkua me gjobë. Gjatë gjithë muajit tetor vetëm në kryeqytet janë dhene 340 gjoba për mungesën e kutisë së ndihmës së parë.

Recommended