Tahiri letër Nishanit: Si ka mundësi që KLD hesht - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te trete Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i është drejtuar me një letër Presidentit te Republikës për problematiken e gjyqtareve te korruptuar qe lirojnë personat qe shkelin ligjin. Ne këtë letër, ministri Tahiri ka listuar 29 raste kur gjykata ka nxjerre nga burgu persona qe policia i ka arrestuar për plagosje, armëmbajtje pa leje, trafik droge e shfrytëzim prostitucioni; duke i kërkuar presidentit ne cilësinë e kryetarit te Këshillit te Larte te Drejtësisë te marre masa. ?Gjyqtare te tille nuk duhet te ndjehen te pandëshkueshëm për vendim qe haptazi shkelin çdo parim te se drejtës, barazinë para ligjit, kapacitetin për te dhëne drejtësi penale dhe për te ndëshkuar kriminelet, por mbi te gjitha pritshmërinë e qytetareve për drejtësi?. Sipas Tahirit, kërcënimi me i madh për sigurinë janë kriminelet qe arrestohen nga policia e pastaj lihen te lire nga gjykata. ?Sot qe flasim KLD nuk ka marre asnjë mase edhe për raste flagrante te cilat ua kam bere me dije me pare. Nuk besoj se ne te gjithë, por mbi ne, publiku, te këtë mundësi te kuptoje si është e mundur qe KLD nuk merr mase ndaj nje gjyqtari qe liron ne sallën e gjyqit përdhunuesin e nje minoreneje, disponuesin e një arsenali armesh, agresorin qe ka plagosur me arme qytetare dhe goditur punonjës policie, vjedhësin e përsëritur e shume raste te tjera te ngjashme te cilat KLD ende nuk i ka marre ne shqyrtim?Sipas Tahirit është e domosdoshme qe presidenti dhe KLD te marrin masa te ashpra ndaj shkeljeve flagrante te ligjit nga gjyqtaret qe lirojnë kriminelet.

Recommended