Këshillat e KE për vendet aspirante - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian, përmes një liste këshillash, orienton vendet aspirante për hapat e domosdoshëm që duhen ndërmarrë, për t?u anëtarësuar në BE.Sundimi i ligjit, reforma në sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, janë pikat kyçe që duhet të gjejnë zgjidhje, sipas KE-së, për këta vende, ku futet edhe Shqipëria.?Sistemi i drejtësisë i paanshëm dhe efikas: Kjo përfshin aksesin e garantuar te drejtësia, procedura gjyqësore të drejta, fondet e nevojshme për gjykatat dhe trajnimi i gjykatësve dhe praktikantëve ligjorë.?Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit: Korrupsioni minon vlerat demokrative, ka ndikim negativ në zhvillimin ekonomik dhe zhvlerëson standardet edukative dhe profesionale. Lufta aktive kundër krimit të organizuar: Kjo përfshin luftën kundër armëmbajtjes pa leje, trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore, si dhe kundër krimit kibernetik e mjedisit kriminal.?Komisioni Europian, në konstatimet e nxjerra dy ditë para publikimit të progres raporteve për vendet aspirante, thekson se ligjet duhet të jenë të qartë, të publikuar, të qëndrueshëm, të drejtë dhe të mbrojnë të drejtat themelore.Sa i takon mjedisit të biznesit, KE nënvizon nevojën që ai të jetë i qëndrueshëm, të garantohet siguri ligjore, nxitje e investimeve, vendeve të punës dhe rritjes ekonomike.