Vjedhjet në kalanë e Lezhës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo që mund të ishte krenaria historike e lezhjanëve nuk mund të quhet më e tillë. Kalaja mesjetare e qytetit vidhet thuajse çdo ditë. Kësaj here dëmi është edhe më i madh pasi janë marrë pjesa më e madhe e projektorëve ndriçues tokësor në rrugën e kalasë. Grabitja e tyre bëhet më e lehtë në mungesë të ndriçimit të monumentit pavarësisht se është e pajisur me një sistem të tillë. Kjo situatë ka alarmuar pushtetin vendor dhe drejtuesit e monumenteve të kulturës. Në fakt ndriçimi gjatë natës i Kalasë mungon edhe për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes bashkisë së qytetit dhe Ministrisë së Kulturës për shlyerjen e faturës së energjisë. Institucionet në Lezhë kerkojne ndërhyrjen e policisë dhe ministrisë së Kulturës për kontrolle gjatë natës dhe shtim të rojeve në objektin monument të rëndësisë së veçantë.

Recommended