Botërori i xhudos, shqiptarja merr medaljen e artë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarja nga qyteti i Pejës në Kosovë, Majlinda Kelmendi, sot ka mbrojtur titullin e kampiones së botës në Xhudo. Xhudistja pejane ka shkëlqyer në Botërorin që po mbahet në Rusi. Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë duke mundur rumunen Andrea Chitu. Xhudistja jonë jo vetëm në sfidën finale, por edhe në të gjitha ndeshjet e zhvilluar në këtë eveniment të madh, ka treguar performancë të shkëlqyer, duke mahnitur gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët e shumtë rusë, të cilët ishin në sallë. Majlinda, në rrethin e parë fitoi pa ?betejë?, ndërsa në rrethin e dytë e mposhti venezuelianen Vanessa Cortesia, në ndeshjen e tretë mundi Bundmaa Munkhbaatar, ndërsa, në gjysmëfinale gjunjëzoi rusen Natalia Kuziutinan, të cilën e kishte mposhtur edhe vitin e kaluar. Aspak më mirë se sportistja ruse nuk kaloi as rumunia Andrea Chitu, e cila nuk ishte rivale e denjë për xhudisten tone që në mënyrën më të mirë të mundshme e përfaqësoi vendin tonë në Botërorin në Rusi. Përfundimisht Majlinda Kelmendi lëshon tapetin e ?nxehtë? të Rusisë kokë lartë me medaljen e artë, duke i bërë krenarë gjithë shqiptarët ku do që janë, thekson media.

Recommended