Lezhë festohet “dita e shtegtarëve”, i dedikohet emigranteve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te nëntin vit radhazi Lezha kremton ditën e shtegtareve, një feste qe i dedikohet emigranteve te cilët këtë periudhe kryesisht kthehen ne vendlindje. Aktiviteti ka nisur me vendosjen e luleve ne memorialin qe simbolizon sakrificën e tyre, ndërsa me pas kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj ka inauguruar urën e re te qytetit mbi lumin Drin. Aktivitetet festive ku pjese e tyre kane qene edhe emigrantet e kthyer per pushime ne vendlindje, kane vijuar per ore te tera me koncerte muzikore e panaire te ndryshme qe i dhanë me shume gjallëri qytetit.