Bode, letër ERE-s për CEZ - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aty pranohet se cekët kishin nisur të mos paguanin energjinë që i merrnin KESH-it që prej shkurtit të vitit 2011-të, ndërsa këtë fakt ERE e nxori vetëm në shtator të 2012-ës. Favorizimi i bërë për cekët përfshin edhe ndryshimin e tarifave që korporata elektroenergjitike kishte vendosur per shitjet per kompanine CEZ. Bode dhe Ramadani pranojnë të dy gjendjen e vështirë financiare të CEZ-it dhe kështu i japin dritën jeshile miratimit të vlerës së tarifës së shitjes së energjisë për kompaninë e shpërndarjes me vlerën 2.2 lek/kwh, në kurriz të KESH-it, kompanisë shtetërore e cila ndodhej po ashtu në situatë të vështirë ekonomike. Ndryshe nga sot kur demokratët i mëshojnë idesë se qeveria shqiptare duhet të kishte shkuar në arbitrazh, Bode në këtë shkresë pranon vendimmarrjet e gabuara të Entit Rregullator në shkelje të Rregulloreve. Ndërkaq, pavarësisht pretendimit të Partisë Demokratike se CEZ nuk kishte kryer investimet për të cilat kishte marrë angazhim, Enti Rregullator i Energjisë rezulton se ka vendosur në disa raste të kundërtën e kësaj. Për vitin 2010, ERE ka miratuar 43 milion dollarë plan investimesh ndërsa nje vit me vone, 48 milion dollarë lekë, ndërsa në vitin 2012-të pas të cilit iu hoq licenca kompanisë CEZ u miratuan 65 milion dollarë investime të njohura për cekët. Rezulton se në total, të njohura në tarifë janë 150 milion, e kjo vlerë do të dobësonte pozitat e Shqipërisë në arbitrazhin ndërkombëtar.