Butrint, shtohen vizitorët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Butrinti vijon të mbetet një nga monumentet me te vizituar te trashëgimisë kulturore në vend. Të huajt që vijnë në Shqipëri e kane destinacion te pare këtë sit arkeologjik kombëtar. Fluksi i tyre mbetet i lartë gjatë sezonit veror. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti numri i vizitorëve është rritur me 20% krahasuar me vitin e kaluar duke shkuar në 30 mijë. Kjo falë edhe bashkëpunimit më të mirë me operatorët turistik vendas dhe të huaj. për herë të parë këtë vit po zbatohet dhe projekti për hapjen e mozaikëve. Pavarësisht këtyre masave të interesuarit për këtë park vërejnë se aty mungojnë gërmimet e reja arkeologjike që mund t'ia shtonin edhe më shumë vlerat. Stafi drejtues i Butrintit parashikon që deri në fund të këtij viti numri i vizitorëve të arrijë në 100 mijë.

Recommended