Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana është shndërruar këto 20 vjet në aspektin urbanistik të saj. Mënyrat për ta treguar këtë ndryshim mund të jenë të ndryshme, por a e kishit menduar ndonjëherë se kjo mund të tregohej edhe përmes rrjetës së një merimange.Rrjeta e merimangës ka një formë që konsiderohet perfekte nga arkitektet. Këto do të ishin çrregullimet që do t'i ndodhnin rrjetës nga droga të ndryshme. Efekti më i çuditshëm, ai i kafeinës. Në këtë mënyrë ironike, arkitekti Gjon Radovani ka krahasuar dy harta te Tiranës, atë të vitit 1940 dhe një tjetër të 2007, për të treguar shndërrimin e qytetit nga kafenetë e shumta që ndodhen kudo. Rrënimi i shtëpive tradicionale jo vetëm të Tiranës, por në të gjithë vendin si dhe dëmtimi që i është bërë peizazhit historik të qyteteve në këtë periudhë tranzicioni ka bërë bashkë për herë të parë arkitektet shqiptare. Edhe pse gishtin e drejtojnë tek pushteti lokal, arkitektet deklarojnë se në këtë shkatërrim urban as ata nuk janë pa faj. Vetë specialistet nuk e kanë të qartë se sa shtëpi apo ndërtesa tradicionale ruan ende sot Tirana, e sa të tjera janë shkatërruar me qëllim ndërtimi. Ndaj edhe për këtë arsye, konferenca e arkitektëve ka nënshkruar një memorandum mbi mënyrën sesi duhet të planifikohet sot, për t'ja drejtuar atë më pas qeverisë.

Category

📺
TV
Comments

Recommended