http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë të gjithë fermerët të cilët përdorin serrat me ngrohje për mbjelljen e prodhimeve të tyre do të kenë 40% më lirë naftën që përdorin për këtë qëllim. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se me një vendim të fundit qeveria shqiptare i ka hequr detyrimin fermerit që të paguajë taksë qarkullimi dhe akcizë për karburantin me të cilin ngrohen serrat. Të gjithë përfituesit do të marrin rimbursimin e parave në dorë, në mënyrë që të shmanget çdolloj abuzimi. Të gjithë fermerët do të marrin 100 mijë lekë për çdo dynym toke të vënë në dispozicion për serra. Regjistrimi duhet të bëhet në degët rajonale që ka Ministria e Bujqësisë në çdo qark.
Comments