Sondazhi në Debat Plus - E majta fiton serish - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot, koalicioni i majtë do të dilte sërish fitues. Sipas sondazhit "Barometër +" , votuesit urbanë të 23 qershorit do T'i jepnin koalicionit të majtë 54% të votave dhe koalicionit të djathtë 36%. Ndërsa 10% e elektoratit të pyetur nuk do të votonin për asnjërin prej tyre. Por këto përqindje, të përkthyera në numër votash krahasuar me 11 muaj më parë, në rang vendi tregojnë se secili nga dy koalicionet ka humbur përkrahjen e rreth 65 mijë votuesve të vet. Por si e gjykojnë këtë humbje të mbështetësve të ftuarit e Eduart Zaloshnjës në emisionin "Debat +"? Nëse PS dhe PD kanë një rënie të votave, LSI del fituese në sondazhin e fundit më 13,5% ose me 60 mijë votues më shumë. Kjo sipas analistëve sepse kjo parti ka arritur të kënaq mbështetësit e vet duke u mundësuar punësim. Për sa u përket vlerësimit për të tre liderët e partive kryesore kryeministri Rama merr opinion pozitiv nga 56% e të anketuarve, por më pak se sa një muaj më parë. Gjithsesi sipas opinionistëve, qeveria Rama e ka nisur me këmbë të mbarë punën në këto 8 muajt e parë, vazhdimi mbetet për t'u parë.

Recommended