Rikthehet një gur varri antik në Bylis - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasuria jonë kombëtare e trashëgimisë historike dhe kulturore ngelet ende e rrezikuar nga keqbërësit dhe trafikantët, pasi ajo shpeshherë ndodhet në natyrë të hapur dhe larg vëmendjes së specialistëve apo kujdestarëve. Këta të fundit nuk janë më organikë e parqeve apo zonave arkeologjike as në zonën e Gurzezës, pjesë e qytetit antik të Bylisit. Shembulli më i qartë i dëmtimeve në këtë zonë është dhe kjo rrasë varri që daton në shekullin e 3 para erës sonë. Ajo është grabitur një vit më parë nga një banor i Cakranit dhe policia ia ka dorëzuar këtë pjesë të trashëgimisë drejtorit të parkut arkeologjik. Ndërsa drejtori i Muzeut Historik në Fier, Nuri Plaku apelon që pasuri të tilla të mos shpërdorohen por të ruhen dhe dorëzohen në muze. Ndërsa personi që grabiti me qëllim trafikimi këtë gur varri është dënuar nga gjykata, specialistët kërkojnë edhe vëmendjen e shtetit për të rikthyer vëmendjen nga ruajtja e pasurive të rralla historike dhe kulturore.

Recommended