I privatizuan shkallët, mbetën në kat të dytë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo vajzë së bashku me motrën e saj kanë qëndruar të ngujuara prej dy javësh pasi familja e katit të poshtëm, u shembi shkallët e brendshme të ndërtesës, ndërsa INUK shkallet e jashtme, pasi i konsideroi ndërtim pa leje. Historia e pazakonte nuk ka ndodhur në ndonjë vend periferik, por në zemër të kryeqytetit në zonën e ish-Bllokut. Situata duket se u zhbllokua përkohësisht ditën e sotme ku përmbaruesit privat kanë mbërritur për të ekzekutuar një vendim të marrë nga Gjykata e Tiranës e cila ka urdhëruar zhbllokimin e hyrjes derisa çështja të zgjidhet në themel. Familja e ngujuar para dy javësh, është familja e Petraq dhe Tatjana Milos të cilët thonë se kanë kaluar një kalvar të gjatë nëpër Gjykata për të zgjidhur problemin. Kjo familje jetonte në kete apartamentin që prej vitit 1998, ndersa ne vitin 2004 ish gjyqtari dhe anëtari i KLD Pajtim Hoxha, bleu një ambient në katin e parë dhe bashkë me të privatizoi edhe shkallet e brendshme duke bërë që banorët të gjejnë zgjidhje alternative për të hyrë në banesë.

Recommended